Agim Sulaj
03 Maj 2022•Përditësim: 04 Maj 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet 3.138, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 4 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 228.098.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.825.642 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 18 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.546, ndërsa numri i rasteve aktive është 414.
Në 24 orët e fundit për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar dhe nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës. Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.