Emin Avundukluoğlu
15 Tetor 2015•Përditësim: 16 Tetor 2015
BERLIN (AA) - Edhe pse partitë opozitare e kundërshtuan, megjithatë Bundestagu gjerman e miratoi ligjin e ri për refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).
Ligji i ri për refugjatët forcon edhe më shumë masat në lidhje me valën e refugjatëve. Sipas ligjit të ri tre vendet e Ballkanit Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë kualifikuar si "vende me origjinë të sigurta". Kështu ata që vijnë nga këto shtete dhe kërkojnë azil në Gjermani do të rikthehen në vendet e tyre.
Edhe më parë ishte bërë e ditur se shumica e atyre që vinin nga këto vende në Gjermani kishin qëllime ekonomike dhe pothuajse të gjithë atyre u janë refuzuar kërkesat për azil.
- Do të ofrohen ndihma ushqimore
Me ligjin e ri parashihet se ata që do të kërkojnë mbrojtje në Gjermani do të mbahen më gjatë në qendrat e pranimit. Ndaj këtyre personave "mundësisht" do tu jepen ndihma në ushqime e veshmbathje. Me këtë kërkohet që të parandalohen azilantët që largohen nga vendi i tyre për në Gjermani për arsye ekonomike.
Në ligj gjithashtu theksohet se në rastet kur është e nevojshme ndihma në vlerë monetare kjo pagesë e kësaj vlere do të jepet vetëm në periudha një mujore.
Ligji, gjithashtu potencon se do të hiqen pengesat burokratike në krijimin e kampeve të refugjatëve dhe për personat që vlerësohen me pikëpamjen pozitive për të qëndruar në Gjermani do të ketë lehtësime me qëllim që refugjatët të ndjekin kurse për adaptimin e tyre.