Zülfiya Yakup
20 Nëntor 2015•Përditësim: 20 Nëntor 2015
PRISHTINË (AA) - Komiteti Drejtues i projektit të termocentralit "Kosova e Re" në mbledhjen e sotme vendosi që kompania amerikane "Conter Global", e cila ishte ofertuesi i vetëm, të shapallet si investitor për ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, tha se vendimi i Komitetit Drejtues vjen pas negociatave të zhvilluara në Washington me kompaninë amerikane dhe Bankën Botërore si një partner kyç në këtë projekt me vlerë prej një miliardë eurosh.
Fillimi i ndërtimit të termocentralit "Kosova e Re" pritet në fund të vitit 2016 ose në fillim të vitit 2017, ndërkohë që përfundimi i saj duhet të jetë në vitin 2021 apo 2022.
Stavileci theksoi se ky projekt është një zgjidhje afatgjate për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për popullatën e Kosovës. Sipas marrëveshjes përfundimtare, kapaciteti i prodhimit të TC "Kosova e Re" do të jetë 500 MW të energjisë elektrike, kurse çmimet e energjisë elektrike duhet të rriten për 30 përqind.
"Ndikimi i buxhetit do të jetë zero, kështu që nuk do të ketë kontribut buxhetor dhe ne shpresojmë se pas përfundimit të këtij projekti ti sjellim vendit një investim prej një miliard euro, prej të cilave 30 përqind nga investitorët privatë, që do të jetë investimi më i madh në vendin tonë", tha Stavileci.
Ai tha se janë dakorduar që përdorimi të jetë 40 përqind, dhe kjo do të jetë mënyra më e mirë për t'u kujdesur për mjedisin.
Ministri Stavileci shpjegoi se kompania amerikane u përzgjodh si investitore, ndërsa kompania që do të kryejë ndërtimin e termocentraleve do të zgjedhet më vonë. Ai theksoi se ka një interesim të madh për realizimin e punëve ndërtimore edhe atë nga shumë vende të botës.
Sipas tij, ndërtimi i termocentraleve të reja do të sjellë në hapjen e vendeve të reja të punës.
"Do të ketë mijëra vende pune. Është përmendur shifra prej 10 mijë gjatë ndërtimit dhe më pas 500 të përhershëm. Dua të jem i rezervuar, sepse mund të ketë më shumë ose më pak, sepse këto janë disa pika që ende nuk i kemi analizuar. Në momentin që do të kemi analizat, ne do ti shpallim ata, por absolutisht është e vërtetë se do të ketë mijëra vende pune", tha Stavileci.
Në vijim ministri Stavileci shtoi se pas përfundimit të termocentralit të ri, do të shqyrtojnë mbylljen e termocentralit aktual 'Kosova A', ndërsa është planifikuar në të ardhmen të bëjnë rindërtimin e termocentralit 'Kosova B'.