Gökhan Kurtaran
28 Shtator 2017•Përditësim: 28 Shtator 2017
LONDËR (AA) – Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May tha se nuk duhet harruar rëndësia që ka ekonomia e tregut të lirë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalimit të saj në “Konferencën e 20 vjetorit” të Bankës Qendrore së Anglisë, May tha se “Një ekonomi e tregut të lirë e cila vepron në kuadër të rregullave dhe rregulloreve të drejta është një nga mjetet më të mëdha të zhvillimit kolektiv të njerëzimit.
Përbërja e re e ekonomisë së tregut të lirë pa u ndalur, ka nxjerrë njerëzinë nga errësira në dritën e epokës moderne”.Kryeministrja britanike bëri thirrje për mbrojtjen e themeleve të ekonomisë së tregut të lirë.
“Tregu i lirë, padiskutim është rruga e vetme për të mundësuar rritjen dhe vazhdimin e standardeve jetësore. Nuk duhet të harrojmë kurrë se në qendrën e politikës sonë ekonomike qëndron mbrojtja e punëtorëve dhe rritja e standardit të jetës së tyre”, tha May.
Ajo po ashtu theksoi se politikat ekonomike nuk duhet të themelohen në kuadër të ideologjive apo doktrinave të paqarta.Duke nënvizuar se qytetarët e Britanisë nuk duhet të harrojnë kurrë rëndësinë e tregut të lirë, May theksoi se përkundër presionit politik për lirimin e masave shtrënguese është e vendosur mbajtja nën kontrollë e shpenzimeve publike.
“Rruga e fuqizimit të ekonomisë sonë kalon nga interesimi ynë me borxhet. Në këtë mënyrë mund ta mbrojmë fuqinë e ekonomisë dhe punën e njerëzve. Në të njëjtën kohë kjo mundëson që ne të investojmë në shërbimet jetësore publike si shkollat e spitalet”, tha May.May paralajmëroi se largimi nga qasja e ekonomisë së balancuar, hyrja në borxhe që nuk mund të financohen dhe tatimet e nivelit të lartë do të dëmtojnë ekonominë.