Ekip
11 Shkurt 2022•Përditësim: 11 Shkurt 2022
Shefja e policisë së Londrës, Cressida Dick, dha dorëheqjen mes një serie skandalesh dhe hapash të gabuar që minuan besimin e publikut në forcat policore të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Dje, pas kontaktit me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, ajo deklaroi se ishte e qartë se kryebashkiaku nuk kishte më besim të mjaftueshëm në menaxhimin e saj.
“Ai nuk më la zgjidhje tjetër veçse të jepja dorëheqjen si komisare e Shërbimit Policor Metropolitan”, tha ajo.
Kryebashkiaku tha se ndryshimi ishte urgjentisht i nevojshëm për të rivendosur besimin e banorëve të Londrës te policia dhe për të çrrënjosur racizmin, seksizmin, homofobinë, ngacmimet, diskriminimin dhe mizogjininë që akoma ekzistojnë.
Policia e Londrës është goditur nga një sërë skandalesh të rënda kohët e fundit, nga mesazhet raciste dhe seksiste deri te rrëmbimi, përdhunimi dhe vrasja e Sarah Everard, për të cilën është përgjegjës një oficer policie.
Komisioneri emërohet nga ministri i britanik i brendshëm, por në këtë vendim është përfshirë nga afër edhe kryebashkiaku i Londrës.