Tuba Şahin
12 Nëntor 2019•Përditësim: 13 Nëntor 2019
Sipas një marrëveshjeje të re me një nga prodhuesit kryesor të pijeve në Turqi, kompania ajrore kineze China Eastern Airlines do të shërbejë pije turke në fluturimet e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
China Eastern, transportuesi i shtatë më i madh në botë, do t'u shërbejë produktet e Dimes pasagjerëve të klasit të parë dhe të klasit biznes, njoftoi kompania të martën.
Sipas marrëveshjes pesë-vjeçare, produktet e Dimes do t'u ofrohen gjithashtu në katalogun online të kompanisë.
China Eastern Airlines transporton më shumë se 110 milionë pasagjerë në vit, thuhet në deklaratë.
Produktet e Dimes përfshijnë lëngjet e frutave, çajin e ftohtë, limonadën dhe qumështin.