Aysu Biçer
12 Nëntor 2019•Përditësim: 12 Nëntor 2019
Alibaba Group të martën njoftoi se platformat e saj kanë realizuar shitje të mallrave me vlerë 38.4 miliardë dollarë, më 11 nëntor, në Ditën e Beqarëve të Kinës, me një rritje prej 26 për qind në krahasim me vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
"Sot, ne i treguam botës se si duket e ardhmja e konsumit për markat dhe konsumatorët", tha në një deklaratë Fan Jiang, presidenti i Taobao dhe Tmall, një faqe interneti me pakicë në internet që operohet nga Alibaba Group.
Ai shtoi se Alibaba Group po "përmbush kërkesën në rritje të konsumatorëve kinezë dhe duke i ndihmuar ata të përmirësojnë stilin e jetës së tyre, ndërsa prezantojnë përdorues të rinj në ekonominë tonë dixhitale nga mbarë Kina dhe nga e gjithë bota".
"Një total prej 299 markash tejkaloi 14.3 milionë dollarë dhe 15 prej këtyre markave tejkaluan 143 milion dollarë. Në markat më të mira bëjnë pjesë: Apple, Bose, Estée Lauder, Gap, H&M, L'Oréal, Levi's, MUJI, Nestlé, Nike, Philips, The North Face, Under Armour, Uniqlo”, thuhet në deklaratë.
"Festivali i shpingut të 11 nëntorit filloi në vitin 2009 me pjesëmarrjen e vetëm 27 tregtarëve si një ngjarje për tregtarët dhe konsumatorët për të rritur ndërgjegjësimin për vlerën e blerjeve në internet", thuhet në deklaratë.
Më shumë se 200,000 marka morën pjesë në ngjarjen e këtij viti dhe u lançuan 1 milion produkte të reja. Filiali i logjistikës Alibaba, rrejti Cainiao përpunoi 1.3 miliardë kërkesa për dërgesë, theksohet në deklaratë.