Bahattin Gönültaş
06 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Valuta e Turqisë, Lira, të hënën ka hyrë në javën e katërt të forcimit të saj kundrejt dollarit amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Dollari amerikan filloi ditën me një humbje të vlerës kundrejt lirës, me kursin e këmbimit i cili u ul për 0.67 për qind, duke mbërritur në 3.6702.
Në dy ditët e fundit kursi i këmbimit është luhatur mes 3.71 dhe 3.69 lira për një dollar amerikan, duke u stabilizuar të hënën në 3.6950.
Analistët thonë se rënia e indeksit të dollarit mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për çka parashikojnë që kursi i këmbimit këtë javë të arrijë në 3.60 lira turke për një dollar amerikan.