Övünç Kutlu
01 Tetor 2016•Përditësim: 02 Tetor 2016
NEW YORK - (AA) - Vendet anëtare të OPEC-ut ranë dakord që të kufizojnë nivelin e prodhimit, me çka mund të rrisin çmimet e naftës deri në 10 dollarë për fuçi, thuhet në raportin e kompanisë Goldman Sachs Inc, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nga 2017-ta, sipas propozimit prodhimi i naftës do të sillet nga 480.000 deri në 980.000 fuçi në ditë, mesatarisht më i ulët edhe nga parashikimet tona", thonë nga kompania bankare e investimeve globale.
Nëse marrëveshja zbatohet me sukses, çmimet e naftës mund të rriten nga 7 deri në 10 dollarë për fuçi në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shton Goldman.