Övünç Kutlu
01 qershor 2016•Përditësim: 01 qershor 2016
NEW YORK (AA) - Organizata e Vendeve që Eksportojnë Naftë Bruto (OPEC) gjatë mbledhjes së nesërme nuk pritet të bëjë ndryshime në sasinë e prodhimit të arit të zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Specialistët që komentojnë mbi këtë mbledhje e cila është e katërta që nga qershori i vitit 2014 ku çmimi i naftës bruto filloi të ulet, thonë se nuk presin ndryshim të sasisë së prodhimit apo të ndërprerjes së prodhimit.
Thomas Pugh, specialist në institucionin kërkimorë të pavarur Capital Economics me qendër në Londër, thotë për gazetarin e AA se OPEC në mbledhjen e fundit të organizuar në dhjetor të vitit të kaluar e ngriti kuotën e prodhimit. ''Arabia Saudite dhe Irani nuk kishin dëshirë të ndryshonin kushtet e prodhimit. OPEC pengon mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Edhe nëse arrihet një marrëveshje për vendosjen e kuotave të prodhimit, kjo nuk do të ndikojë në ndryshimin e ofertës. Edhe më parë kur kishte një kuotë të vendosur vendet anëtare nuk ishin besnike në aplikimin e saj'', shton ai.
Duke vlerësuar se edhe pse kërkesa në Kanada, Venezuelë, Nigeri dhe SHBA është rritur, por megjithatë edhe çmimi është në rritje, Pugh në lidhje me këtë gjë thotë se çmimi është duke u rritur pa pasur ndonjë lidhje me ekuilibrin kërkesë-ofertë.
Sipas Pugh çmimet e naftës bruto gjatë këtij viti pritet të jetë në vlerën e 45 dollarëve, ndërsa vitin e ardhshëm në kuotën e 60 dollarëve.