Mustafa Çalkaya
30 Shtator 2016•Përditësim: 30 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim u takua mbrëmë vonë në Ankara me trashëguesin e fronit Princin e Arabisë Saudite dhe Zv/kryeminstrin e qeverisë së këtij vendi, Muhamed bin Nayif bin Abdulaziz Al Suud, ku që të dy zyrtarët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Princi saudit Muhammad bin Nayif bin Abdulaziz Al Suud u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ndërsa sot në takim do ta pranojë edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci u takua sot me ministrin saudit të Tregtisë dhe Investimeve, Majid bin Abdullah Al-Qasabi.
Fillimi i takimin në ministrinë në Ankara ishte i hapur për fotoreporterët dhe kameramanët, pas së cilës të dy ministrat bisedën e vazhduan me dyer të mbyllura.
Gazetari i AA mëson se gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.