Khalid Mejdoub,Afra Aksoy
20 Shtator 2015•Përditësim: 29 Shtator 2015
TANGER (AA) - Presidenti i Francës, François Hollande ka deklaruar se Maroku dhe Franca janë të lidhur si dy vende në shumë çështje të përbashkëta si nga ekonomia, kultura dhe gjuha. Në mes dy vendeve sipas tij jo vetëm që ka një histori e përbashkët dhe e gjatë, por në të njëjtën kohë ndodhet edhe një e ardhme produktive, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Hollande në kudër të vizitës dy ditore në Marok u takua me Mbretin Muhammed i 6-të të Marokut në qytetin Tanger. Hollande në një deklaratë për gazetarët para takimit u shpreh se shpresojnë që bashkëpunimi mes dy vendeve të kalojnë në një fazë tjetër.
Hollande duke vënë në dukje se që nga vizita para dy vitesh e deri tani Maroku pas një procesi të vështirë ka shënuar zhvillime të mëdha u shpreh se: "Ne duam ti japim një dimension ndërkombëtar kësaj vizite. Në fakt, Maroku dhe Franca do të bashkëpunojnë në Afrikë, ato kanë vullnetin për të luftuar terrorizmin".
Presidenti i Francës në vizitën e tij dy ditore pritet që të takohet me përfaqësues të kompanive franceze të ndërtimit në Marok. Ai gjatë vizitës së tij shoqërohet nga pesë ministra dhe drejtues kryesor të kompanive në Francë.
- Arsimim për imamët francezë-
Ndërsa në anën tjetër theksohet se mes Marokut dhe Francës është nënshkruar një marrëveshje për "arsimimin e imamëve francezë"
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve MAP në Marok theksohet se ministri i Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Francës, Lorent Fabius me Ministrin e Çështjeve Fetare dhe të Vakëfeve Ahmed Tevfik në kuadër të marrëveshjes dypalëshe kanë nënshkruar marrëveshjen për "Arsimimin e imamëve francezë në Marok".