Gülşen Çağatay
04 Shkurt 2019•Përditësim: 04 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Nafta e papërpunuar e markës Brent ka filluar të hënën javën e tregtimit me një çmim më të lartë, respektivisht me 62.90 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 55.09 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimet e naftës së papërpunuar të premten shënuan rënie pasi investitorët ishin në pritje të epilogut nga bisedimet mes SHBA-ve dhe Kinës, me shpresë se dy ekonomitë më të mëdha në botë do të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë.
Të premten Brent tregtohej me 60.94 dollarë për fuçi, ndërsa WTI 53.81 dollarë për fuçi.
Prodhimi amerikan i naftës së papërpunuar, gjatë vitit 2019 pritet të arrijë një mesatare prej 12.1 milionë fuçi në ditë (mfd) dhe 12.9 mfd në vitin 2020, flasin të dhënat e Administratës Amerikane mbi Energjinë (EIA) të publikuara në buletinin e saj për janarin.