Gülşen Çağatay
19 Mars 2018•Përditësim: 19 Mars 2018
ANKARA (AA) - Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, Brent, sot ka nisur javën e tregtimit me një rritje të vogël të çmimit, më saktësisht me 65.90 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 62.09 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Nafta Brent, të premten mbylli tregtimin me 65.18 dollarë, ndërsa WTI me 61.34 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, të dhënat e kompanisë për servisim të fushave të naftës flasin se numri i puseve të naftës në SHBA për të shtatën herë në tetë javët e fundit ka shënuar rritje. Vetëm javën që lamë pas, numri i puseve në të cilat është shpuar naftë, është rritur me katër.
Shifrat e fundit, kanë çuar totalin e puseve në 800.
Në mënyrë shtesë, Agjencia Ndërkombëtare mbi Energjinë (ANE), në raportin e saj të publikuar të enjten e kaluar tha se në bazë të vlerësimit të saj, kërkesa globale për naftë gjatë vitit 2018 do të jetë 97.8 milionë fuçi në ditë (mf/d).
Një ditë më herët, OPEC-u tha se prodhimi i naftës së papërpunuar gjatë muajit shkurt ka shënuar ulje për 77 mijë fuçi në ditë, që është në përputhje me vendimin e OPEC-ut dhe Rusisë për të zgjatur marrëveshjen për kufizimin e prodhimit, i cili do të duhet të rrisë çmimin në rënie të naftës.