Zeynep Beyza Kılıç
01 prill 2019•Përditësim: 01 prill 2019
Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, Brent, ka filluar javën e tregtimit të hënën me një rritje të butë të çmimit prej 68.44 dollarë për fuçi, njëjtë sikur edhe marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) e cila shitet me një çmim prej 60.49 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kujtojmë se marka Brent, të premten mbylli javën e tregtimit me një çmim prej 68.26 dollarë për fuçi, ndërsa WTI me 60.36 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, numri i puseve të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka rënë në 816, që është një rënie me tetë nga java paraprake, flasin të dhënat e kompanisë për mirëmbajtjen e tyre, Baker Hughes.
Kjo është hera e parë që numri i puseve të naftës shënon ulje në gjashtë javë të njëpasnjëshme që nga maji i vitit 2016, që ka rezultuar me çmime më të larta.