Murat Temizer
16 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
KIEV (AA) – Operatorët ukrainas dhe polak të gazit Ukrtransgaz dhe Gaz-System përfunduan studimin e fizibilitetit, përmes së cilit ndërtimi i gazsjellësit ndërlidhës Ukrainë – Poloni fillon në vitin 2017, njoftoi zëdhënësi i Ukrtransgaz-it, Maksym Beliavsky, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rruga e gazsjellësit do të ndërtohet mes nyjeve të gazit Hermanowice në juglindje të Polonisë dhe Bliche Volytsia në Ukrainë. Beliavsky për Interfax-in ukrainas tha se në kuadër të fazës së parë të projektit do të ndërtohet gazsjellësi ndërlidhës përmes së cilit eksporti vjetor i gazit natyror nga Polonia në Ukrainë do të rritet në pesë miliardë metër kub.
Faza e dytë, në pajtim me kushtet e tregut, rrit eksportin në tetë miliardë metër kub gaz në vit.