Abdulselam Durdak
07 Janar 2016•Përditësim: 08 Janar 2016
FRANKFURT (AA) -Shkalla e papunësisë në muajin nëntor 2015 në Eurozonë arriti në 10.5 përqind, që është norma më e ulët e papunësisë që prej tetorit 2011, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në faqen e internetit të Zyrës së Statistikave (Eurostat), shkalla e papunësisë në Eurozonë në tetor ishte 10.6 përqind, kurse në nëntor ishte edhe më e ulët.
Në Bashkimin Evropian, shkalla e papunësisë në muajin tetor ishte 9.2 përqind, ndërsa në muajin nëntor për 9.1 përqind. Kjo është shkalla më e ulët e papunësisë në BE nga korriku 2009.
Në nëntor, shkalla e papunësisë në BE ishte rreth 22.159.000, ndërsa 19.924.000 prej tyre janë në Eurozonë. Nëse këto të dhëna krahasohen me muajin tetor, mund të vërehet se numri i të papunëve është ulur për 179.000 në BE, apo 130,000 në Eurozonë.
Mbi bazat vjetore, numri i të papunëve është ulur për 2 milionë 146 mijë në BE, ndërsa 1.573.000 në eurozonë.