Gökhan Ergöçün
25 Dhjetor 2020•Përditësim: 25 Dhjetor 2020
Ministrja e Tregtisë e Turqisë, Ruhsar Pekcan, ka deklaruar se të gjithë sektorët në vendin e saj duhet të përfitojnë nga ndryshimi në zinxhirët global të furnizimit në periudhën pandemike duke miratuar një qasje inovative, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë ngjarjes Java Inovative të Turqisë, organizuar nga Asambleja Turke e Eksportuesve, Pekcan tha se burimet më të mira të Turqisë për inovacionin janë infrastruktura e saj e fortë, ekonomia dinamike, marrëdhëniet financiare gjithëpërfshirëse ndërkombëtare dhe burimet e pasura njerëzore.
Pavarësisht se në të kaluarën kompanitë më të mëdha ishin në fushat e energjisë dhe industrisë së rëndë, tha Pekcan, sot kompanitë më të mëdha janë ato që alokojnë burime për inovacion, veçanërisht në epokën e përparimit teknologjik.
Më tej, Pekcan theksoi se inovacioni është i rëndësishëm jo vetëm për sektorin e prodhimit, por edhe për shumë fusha të tjera, të tilla si zhvillimi i biznesit, marketingu, marrëdhëniet me klientët dhe logjistika.
Duke kujtuar mbështetjen e Turqisë për inovacionin dhe teknologjinë, ajo theksoi se vendi i saj do të nisë një projekt të ri të transformimit dixhital për sipërmarrësit e rinj, i cili do të përfshijë çmime, mbështetje dhe mundësi arsimore.