Nuran Erkul
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Do të ketë punë më gjithëpërfshirëse për realizimin e projektit të tubacionit Trans Anatolian (TANAP) më herët se sa ishte planifikuar. Prandaj, çdo sekondë është e vlefshme në këtë proces, tha president i kompanisë turke SOCAR të dielën.
Në një intervistë për Anadolu Agency, Kenan Yavuz, presidenti i kompanisë turke SOCAR, tha se Turqia dhe Azerbajxhani vendosën të rrisin mbështetjen politike për përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti.
Pas rrëzimit të avionit luftarak rus, pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga ushtria turke, marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan me shpejtësi, kështu që Rusia nisi masat e saj ekonomike kundër Turqisë.
Ankaraja u përgjigj me vendosmëri dhe tha se nuk mund të mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e kufijve të saj dhe hapësirën ajrore. Turqia gjithashtu njoftoi se qeveria është duke i shqyrtuar disa hapa reciproke ekonomike kundër Moskës.
Turqia gjithashtu ka filluar kërkimin e burimeve alternative që të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus. Në këtë aspekt, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka pasur një vizitë në Katar dhe ka nënshkruar një memorandum për blerjen LNG-së (Gaz i Lëngshëm Natyror) nga ai vend. Pas vizitës së tij, Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu shkoi në Azerbajxhan ku realizoi disa takime me përfaqësuesit e këtij vendi për të përshpejtuar proceset rreth përfundimit të projektit dhe rritjen e vëllimit të gazit natyror që vjen nga ai vend.
"Si operatorë të TANAP, do të shohim se çfarë mund të bëjmë më shumë për përfundimin sa më parë të projektit. Orari i punës dhe furnizimi me pajisje që do të përdoren për ndërtim do të jetë fikse në përputhje me këtë qëllim. Kjo është planifikuar të përfundojë për tre sezone ndërtimi", shpjegoi Yavuz.
- "Turqia mund të shfrytëzojë mbi 6 miliardë metra kub"
Yavuz gjithashtu deklaroi se Turqia do të jetë në gjendje të shfrytëzojë mbi 6 miliardë metra kub gaz natyror që vjen përmes TANAP-it. "Ne nuk jemi përgjegjës për ndërtimin e pjesës evropian të Korridorit Jugor të Gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP). Kështu, derisa ndërtimi të përfundojë, Turqia mund të përdorë më shumë se sa që kishte planifikuar", tha ai.
TANAP ka 16 miliardë metra kub të kapacitetit të gazit natyror. Turqia do të përdorë 6 miliardë nga kjo shumë, kurse pjesa tjetër prej 10 miliardë metra kub gaz do të dërgohet në Evropë.
Kapaciteti i TANAP në të ardhmen do të rritet deri në 31 miliardë metra kub.
"Gjatë viteve 2023-26 kur kapaciteti i TANAP të rritet në 31 miliard metra kub, atëherë do të ketë një mundësi më të madhe për Turqinë, sepse po të jetë e nevojshme, të gjitha kapacitet shtesë mund të përdoren në Turqi. Gjithashtu, kur rezervat e gazit të Turkmenistanit të lidhen me TANAP, kapaciteti prej 31 miliardë metër kub mund të realizohet për një afat më të shpejtë", përfundon Yavuz.
Presidenti i Turqisë, Erdogan do të realizojë një vizitë në Turkmenistan më 11 dhe 12 dhjetor. Pritet që ai të realizojë bisedime për tregtinë e mundshme të gazit midis Turqisë dhe Turkmenistanit.