Gökhan Ergöçün
05 Nëntor 2020•Përditësim: 06 Nëntor 2020
Gjiganti turk i telekomunikacionit Turk Telekom postoi 20.6 miliardë lira turke (2.44 milionë dollarë) në të ardhurat në 9 muajt e parë të vitit 2020, një rritje prej 19 për qind ndër vite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fitimet neto të kompanisë arritën në 2 miliardë lira turke (237 milionë dollarë) në 9 muajt e parë, thuhet në një njoftim për media sot.
Numri i parapaguesve të Turk Telekom arriti në 49.5 milionë në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, me 12.6 për qind në bazë vjetore, thuhet më tej.
Shpenzimet e investimeve të operatorit GSM u rritën me 42 për qind, duke arritur në 4 miliardë lira gjatë së njëjtës periudhë.
Umit Onal, drejtori ekzekutiv i kompanisë, tha se të ardhurat e Turk Telekom nga filialet e saj Argela, Innova, Sebit, AssisTT dhe TTI u rritën me 60 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020.
"Performanca financiare e Turk Telekom në nëntëmujorin e parë do të nxisë rishikimin e pritjeve të kompanisë në vitin 2020", tha Onal.
Ai shtoi se kompania aktualisht pret një rritje prej 16 për qind të të ardhurave për këtë vit.