Gökhan Ergöçün
05 Nëntor 2020•Përditësim: 05 Nëntor 2020
Transporti hekurudhor në vendet e Bashkimit Evropian është tkurrur në tremujorin e dytë të vitit mes masave kufizuese të marra nga 27 vendet e anëtare kundër koronavirusit, bëri të ditur sot zyra statistikore evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga viti në vit, shifrat e transportit hekurudhor regjistruan rënien më të madhe në Irlandë me 94 për qind, të ndjekur nga Franca, Spanja dhe Luksemburgu, të gjitha këto shënuan rënie prej 78 për qind, sipas Eurostat.
Me përjashtim të Holandës, e cila raportoi rënie të lehtë prej 0.2 për qind rëniet më pak të theksuara ishin në Bullgari me 37 për qind, Rumani me 47 për qind dhe Çeki me 48 për qind.
Turqia gjithashtu regjistroi një rënie prej 78 për qind të transportit hekurudhor gjatë të njëjtës periudhë.
Uljet janë pak më të larta kur llogaritet gjatësia e udhëtimeve të pasagjerëve, shtoi Eurostat.
"Ulja e kilometrave të pasagjerëve ishte më e madhja në Irlandë (-95 për qind), e ndjekur nga Spanja (-87 për qind), Italia (-85 për qind), Franca (-80 për qind) dhe Luksemburgu (-78 për qind)".
Pandemia e COVID-19, e cila për herë të parë u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, ka prekur mbi 48.1 milionë njerëz në të gjithë botën ndërsa më shumë se një milionë njerëz humbën jetën nga ky virus.
Kjo pati ndikime në sektorë dhe aktivitete të shumta ekonomike, veçanërisht ndaj turizmit, udhëtimet dhe transportin.