Emre Gürkan Abay
07 dhjetor 2022•Përditësim: 07 dhjetor 2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Kremlini thuhet se në bisedë u diskutuan zhvillimet në tregjet e naftës dhe një sërë çështjesh në rendin e ditës.
Gjatë bisedës u vlerësuan në drejtim pozitiv punimet e kryera nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe grupi OPEC+ i cili përbëhet nga vendet prodhuese të naftës jashtë OPEC. Më tej u tha se punimet e OPEC+ kanë siguruar stabilitet në tregjet globale të naftës.
Krahas iniciativave të disa vendeve perëndimore për të zbatuar çmime tavan ndaj naftës ruse u zhvilluan konsultime për bashkëpunimin ekonomik, kryesisht në fushën e logjistikës dhe energjetikës.