Elena Teslova
11 Mars 2016•Përditësim: 11 Mars 2016
ANKARA (AA) - Nga shpërthimi i gazit në kryeqytetin rus Moskë të enjten mbrëma jetën e humbi një person, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave ruse, të cilat i referohen burimeve të policisë, shpërthimi ndodhi në zonën Lefortova të Moskës. Me këtë rast mbeti i vdekur një person dhe u shkatërruan katër ndërtesa.
Pas shpërthimit u shkaktua edhe zjarr i cili u vu nën kontroll. Në vijim është aksioni i kërkim-shpëtimit në këtë zonë.