Ekip
02 Mars 2016•Përditësim: 03 Mars 2016
WASHINGTON (AP) - Bizneset amerikane kanë shtuar 214 mijë vende të reja pune në muajin e kaluar, një shenjë tjetër se tregu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbetet elastik pavarësisht dobësisë ekonomike nga ana tjetër e oqeanit dhe turbulencave në tregjet financiare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas shifrave të publikuara nga stacioni i publikimit të të dhënave për punësim ADP të publikuara të mërkurën, punësimi është më i mirë nga që pritej me angazhime të fuqisë punëtore nga sektori privat që kap shifrat prej 205 mijë në janar.
"Është një raport shumë i fortë. Tregu i punës është i shëndoshë", tha Mark Zandi, ekonomisti kryesor në sektorin për analiza në Moody.