Dzihat Aliju
02 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
SHKUP (AA) - Në Shkup u mbajt seminari mbi 'Bërjen e biznesit me Integritet - Menaxhim etik', organizuar nga ana e Këshillit të investitorëve të huaj (FIC) dhe Dhomës së Tregtisë Turqi-Maqedoni (MATTO), raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i MATTO-s Tuna Eyüp Kahveci në deklaratën e tij për gazetarët duke kujtuar se pas skandaleve ekonomike të vitit 2008 në të cilat ishte e ekspozuar bota sjelljet e pandershme në botën e biznesit kanë ndikuar mbi komunitetet, familjet dhe njerëzit.
"Me këtë rast duke marrë iniciativë sot do të bisedojmë rreth standardeve të punës së ndershme dhe morale në botën e biznesit. Ne veçanërisht si biznesmenë turq, duke i shprehur mësimet të transmetuara në Kuran, sistemin 'Lonca' (Lloj i sindikatës së esnafëve në periudhën Osmane) nga historia jonë, do t'ua transmetojmë biznesmenëve nga Maqedonia dhe të huaj", tha Kahveci.
Ai tha se nga njëra anë do ti ndajnë përvojat e tyre me kompanitë tjera, ndërsa nga ana tjetër edhe kompanitë e tjera do ti ndajnë përvojat e tyre me to. "Besojmë se ashtu siç kur blen një produkt ka standarde të ndryshme, duhet të ketë edhe standarde për të qenë biznesmen", tha Kahveci.
Nga ana tjetër drejtori i FIC Stefan Peter theksoi se janë duke organizuar një seminar me interes shumë të lartë.
"Një temë të cilën unë besoj se është më e rëndësishme nga kurdoherë më parë. Jo vetëm për të bërë biznes në mënyrë aktive, por edhe për ne si anëtarë të shoqërisë, për ne si qytetarë të cilëve na jep udhëzime nga përditshmëria. Është gjithashtu përgjegjësi e bizneseve dhe CEO të kompanive të edukojnë punonjësit e tyre se si të sillen gjatë bërjes së biznesit dhe si të bëjnë një jetë më të mirë", tha Peter.
Ai sqaroi se ka disa mundësi për të mësuar mbi etikën e biznesit.
"Ka disa mundësi, kjo që ne bëjmë sot në seminar për ndarjen e përvojave, ndërsa tjetra është edukimi me standardet ndërkombëtare. Ka shumë organizata të cilat japin mundësi shtesë për të marrë informacion në lidhje me këto tema, por gjëja më e mirë është edukimi i njëri-tjetrit, mësimi nga njëri-tjetri me të cilën do të vendoset një nivel i caktuar i etikës së biznesit në të gjithë vendin", tha ai.