Emin Avundukluoğlu
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) – Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen këtë vit shënoi rënie në shitjen e automobilave në tregun botëror, raporton Anadolu Agencuy (AA).
Nga Volkswagen bëhet e ditur se shitja e automobilave, në periudhën mes janarit dhe nëntorit të vitit 2015, ka rënë me 4.5 përqind, konkretisht janë shitur 5.335.700 automobila. VW vitin e kaluar po të njëjtën periudhë shiti 5.589.100 automobila.
Volkswagen, që sivjet u trondit nga skandali rreth manipulimit me testimet e gazrave të dëmshme, megjithatë vërehet rritje e butë në shitje kur është në pyetje Evropa dhe Azia.
Ashtu që VW në nëntor të këtij viti në Evropë shiti 139.100 automobila, që është për një mijë më tepër se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kur është në pyetje tregu kinez, gjiganti gjerman në nëntor të këtij viti në Kinë shiti 247 mijë automobila, që është për 8.6 për qind më tepër se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.