Dejan Maksimoviç
21 tetor 2015•Përditësim: 21 tetor 2015
MYNIH (AA) – Kompania e prodhimit të automobilave Volkswagen (VW) ka pezulluar Franka Tuch, shefin e kontrollit të cilësisë, për shkak të skandalit me softuerin i cili manipuloi testet për emetimin e gazrave të dëmshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Tuch është punonjësi i pestë i rangut të lartë në VW, i cili pezullohet gjatë hetimit të zbatuar nga kompania lidhur me softuerin kontestues i cili ishte instaluar në rreth 11 milionë automjete të Volkswagen-it. Tuch nuk ka qenë i punësuar në VW në vitin 2008, kur filloi zhvillimi i motorëve të naftës me softuerin kontestues, por theksohet se hetuesit kanë gjetur shënime të dyshimta. Hetuesit ende kërkojnë të punësuarit që kanë pasur njohuri për softuerin i cili manipuloi në testet, por që nuk kanë treguar, bëjnë të ditur mediat gjermane.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.