Mustafa Keleş,Selçuk Acar,Cem Özdel
13 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
NEW YORK (AA) - Studentët në SHBA duke protestuar kundër tarifave të larta në universitetet shtetërore kanë kërkuar universitet pa pagesë dhe heqjen e borxhit ekzistues të kredisë studentore, raporton Anadolu Agency (AA).
Studentët në kuadër të aktivitetit "marshim i miliona studentëve" kanë protestuar kundër tarifave studentore për më shumë se 100 shkolla. Studentët kanë kërkuar heqjen e tarifave në universitetet shtetërore dhe heqjen e borxhit ekzistues të kredisë studentore si dhe pagesa e punonjësve në kampuset universitare të jetë të paktën 15 dollarë për orë.
Duke u mbledhur para Hunter College i lidhur me Universitetin e New York City-t (CUNY) i cili është një prej universiteteve më të mëdha në SHBA kanë protestuar kundër administratës së universitetit duke i bërë konsideruar ata shkaktarë themelore për tarifat e larta të kredisë studentore. Studentët ndër të tjera kanë akuzuar administratën për sionizëm duke pretenduar se ata përbëhen nga profesorët hebrenj dhe në duar kanë mbajtur në flamuj të Palestinës si dhe kanë hedhur slogane "Palestina e Lirë".
Ndër të tjera theksohet se ka patur momente të tensioneve pasi disa studentë kanë hapur flamujt e Izraelit, por e cila ka përfunduar pa marrë përmasa më të gjera.
Tarifat në universitetet e SHBA i vendos të rinjtë në një situatë të vështirë ku ata për vite me rradhë pasi diplomohen duhet të paguajnë për një kohë të gjatë kreditë studentore. Shumë studentë në SHBA për tarifat e kërkuara gjatë periudhës së arsimimit në universitete ata marrin kredi arsimore afatgjata. Pas diplomimit ata që gjejnë një punë për vite me rradhë duhet të paguajnë me këste këtë debi. Ndërsa ata që nuk gjejnë punë dhe nuk paguajë këto debi ndiqen nga bankat.
Borxhi total i kredisë studentore (për arsim) në të gjithë vendin ka një total i cili arrin në 1 trilionë e 200 miliardë dollarë.