13 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
BERLIN (AA) – Kompania ajrore më e madhe gjermane ka njoftuar të premtën se për shkak të grevës së ekuipazhit të kabinës u detyrua të anulonte edhe 941 fluturime të tjera nga të cilat do të prekën rreth 110 mijë pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga kompania vunë në dukje se me anulimin e sotëm numri total i fluturimeve të anuluara është 4.700 që nga fillimii i grevës të premtën e kaluar. Nga këto anulime direkt janë prekur rreth gjysmë milionë pasagjerë.
Pavarësisht çrregullimeve të mëdha në komunikacion të Lufthansës, marrëveshja përfundimtare ndërmjet kompanisë dhe sindikatës nuk duket në horizont.
Sindikata e ekuipazhit të kabinës me anë të grevës dëshiron të sigurojë paga për rreth 19 mijë punonjës përderisa dalin në pension të përkohshëm në rast të ndërprerjes së kontratës me kompaninë, e cila po përpiqet të bëjë shkurtimin e shpenzimeve.
Në Lufthansa shpresojnë se të shtunën do të kthehen në aktivitete normale të punës.