Tuba Şahin
08 Shtator 2020•Përditësim: 08 Shtator 2020
Bilanci i parave të thesarit turk regjistroi një suficit prej 41,6 miliardë lira turke (gati 5,7 miliardë dollarë) në gusht, njoftoi të hënën Ministria e Thesarit dhe Financave, raporton Anadolu Agency (AA).
Të ardhurat e parave të thesarit u rritën në 112,2 miliardë lira turke (15,3 miliardë dollarë) muajin e kaluar, një rritje prej 10,5 për qind në bazë vjetore.
Shpenzimet e saj, duke përfshirë pagesat e interesit prej rreth 11,2 miliardë lira (1,5 miliardë dollarë), arritën rreth 81,9 miliardë lira (11,2 miliardë dollarë).
Thesari nuk pati të ardhura nga privatizimi ose nga fondi në gusht, duke përfshirë transferimet nga Administrata Turke e Privatizimit, pagesa të licencës 4G dhe 5G dhe të ardhurat nga shitja e tokës.
Muajin e kaluar, deficiti i parave prej 4,1 miliardë dollarësh përfaqësonte të ardhurat e parave të thesarit plus privatizimin dhe të ardhurat e fondit minus shpenzimet, përfshirë pagesat e interesit.
Kursi i këmbimit dollar amerikan/lira turke ishte rreth 7,33 në fund të gushtit.