Tutku Şenen
16 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
STAMBOLL (AA) – Nga kompania ajrore turke, Turkish Airlines, deklarojnë se në katër muajt e parë të këtij viti ka rritur numrin e pasagjerëve në fluturimet e saj me 8.6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse sot avioni i parë i kësaj kompanie fluturoi në linjën e saj të re nga Stambolli në Atlanta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë thuhet se me avionët e Turkish Airlines që nga fillimi i vitit deri në fund të prillit kanë udhëtuar gjithsej 19.3 milion pasagjerë, kurse gjatë katër muajve të parë të 2015, kanë udhëtuar 17.8 milionë pasagjerë.
Në linjat brenda Turqisë, Turkish Airlines ka shënuar rritje të numrit të udhëtarëve me 10.8 përqind dhe në fluturimet jashtë vendit me shtatë përqind.
Pas fluturimit të parë të javës së kaluar Stambolli-Dubrovnik -Stamboll sot në 13:05 sipas orës lokale nga Aeroporti "Ataturk" në Stambolli fluturoi avioni i parë në qytetin amerikan Atlanta, që është një destinacion i ri i Turkish Airlines.
Në ceremoninë inauguruese në aeroportin e Stambollit i pranishëm ishte edhe zv/drejtori i përgjithshëm i ngarkuar me punët e marketingut, Ahmet Olmustur dhe mysafirë të shumtë.
Në linjën direkte Stamboll-Atlanta-Stamboll nga sot do të fluturojë njëherë në ditë aeroplani i Turkish Airlines Boeing 777-300ER dhe Atlanta është destinacioni i 15-të në SHBA.