Zeynep Beyza Kılıç
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
ANKARA (AA) – Çmimi global i naftës të martën është afruar në 50 dollarë duke vazhduar kështu trendin dyditorë të rritjes i cili u ndikua nga ndërprerja e prodhimit që uli furnizimin e tepërt të tregut, raporton Anadolu Agency (AA).
Nafta e papërpunuar mëngjesin e sotëm në orën 06:54 u balancua në 49.38 dollarë për fuçi që njëherësh shënonte një rritje prej 0.84 përqind krahasuar me çmimin me të cilin u mbyll dita e mëparshme.
Zjarret në Kanada, sulmet ndaj tubacionit të naftës në Nigeri, ekonomia e dobët që ka prekur investimet në sektorin e naftës në Venezuelë dhe rënia e prodhimit në SHBA kanë ulur furnizimin e tepërt, ku si pasojë është rritur çmimi i naftës në nivelin më të lartë të këtij viti.
Çmimi është rritur pas raporteve se kompania ndërkombëtare amerikane për investime “Goldman Sachs” ka nënvizuar se tregu global i naftës ka rënë në deficit më herët nga që pritej.
“Ribalancimi i tregut të naftës ka filluar më në fund”, thuhet në njoftimin e “Goldman Sachs” nga ku thonë se çmimi i naftës në pjesën e dytë të vitit 2016 do të arrijë në 50 dollarë për fuçi.