Ekip
06 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
BANGKOK (AA) – Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota bëri të ditur se do të largojë së paku 800 punonjës nga fabrikat në Tajlandë në kuadër të programit të largimit vullnetar nga kompania, raporton Anadolu Agency (AA).
Toyota Motor Thailand të mërkurën njoftoi se kompania ka për qëllim që të largojë deri në 900 punonjës në tre fabrikat prodhuese në të cilat ka të punësuar 16.477 njerëz.
Si arsye theksohet rënia e shitjes. Shtohet se tashmë 800 punonjës me kontratë kanë pranuar prishjen e kontratës që nënkupton bonus 16 ditor dhe rrogë për një muaj.
Kompania po ashtu premtoi se përsëri do të punësojë të gjithë punonjësit nëse industria dhe gjendja e tregut përmirësohet gjatë një viti.
Toyota ka regjistrua rënie të shitjes prej 13.4 për qind për pesë muajt e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.