Murat Temizer
06 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur në vendin e parë për sa i përket prodhimit të gazit natyror të dedikuar për shitje, me 768.8 miliardë metra kub në vitin 2015, flasin të dhënat e buletinit vjetor të Organizatës së Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC), raporton Anadolu Agency (AA).
Vitin e kaluar prodhimi i gazit natyror në total ka kapur shifrat prej 3 trilionë e 643 miliardë e 701 milionë metra kub, thuhet në raport. Pas SHBA-ve vijojnë Rusia dhe Irani me 637.3 dhe 226.6 miliardë metra kub të prodhuara.
Ndërkohë, çmimi global i gazit natyror vazhdon të shënojë rënie si pasojë e mbifurnizimit dhe rritjes së tregtimit.
Për më tepër, SHBA-të kanë rritur prodhimin e gazit në pesë vitet e fundit. Sipas Administratës Informative Amerikane për Energji, në vitin 200 vendi ka përmbushur vetëm një për qind të nevojave të saja nga prodhimi i gazit argjilor, por kjo është rritur në 20 për qind në vitin 2010. Vendi synon të përmbushë 46 për qind të nevojave nga prodhimit i gazit argjilor.
Më 10 qershor, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol parashikoi se çmimet e gazit natyror do të shënojnë rënie në vitet e ardhshme. Birol tha se kapaciteti global i eksportit të gazit natyror është rritur ndjeshëm, ndërsa në pesë vitet e ardhshme kapaciteti shtesë do të udhëhiqet nga SHBA dhe Australia.
Sipas raportit afatmesëm të agjencisë për tregun e gazit për vitin 2016, kërkesa për gazin natyror do të vazhdojë të rritet përgjatë pesë viteve të ardhshme duke ngadalësuar rritjen e kërkesës së energjisë primare dhe duke shënuar rënie në intensitetin global të energjisë.
Shteti | Prodhimi i gazit për tregun botëror (mmk) |
SHBA | 736,834 |
Rusia | 637,386 |
Irani | 226,673 |
Katari | 178,472 |
Kanadaja | 163,944 |
Kina | 133,279 |
Norvegjia | 120,589 |
Arabia Saudite | 104,450 |