Tuba Şahin
28 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Numri i regjistrimeve të automjeteve motorike në Turqi u dyfishua në muajin korrik (me 105.5 për qind) krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë sot të dhënat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 138.883 automjete të dorës së parë dhe të dytë janë regjistruar muajin e kaluar, duke shënuar rritje nga 67.621 në korrik të vitit 2019, sipas Institutit të Statistikave të Turqisë. Në bazë mujore, shifra u rrit me 82.6 për qind.
Numri i përgjithshëm i automjeteve motorike rrugore të regjistruara tejkaloi 23.65 milionë deri në fund të këtij korriku, njoftoi TurkStat.
Muajin e kaluar, automjetet kryesonin për nga regjistrimet e reja me 59.8 për qind ndërsa kamionët e vegjël përbënin 11.7 për qind. Motorët përbënin 22.5 për qind.
Për sa i përket shpërndarjes së modeleve të makinave të reja të regjistruara, 18.9 për qind ishin Renault, 15.8 për qind Fiat dhe 6.9 për qind Volkswagen.
Në periudhën janar-korrik, numri i automjeteve të regjistruara u rrit me 38.4 për qind nga viti në vit duke arritur në 526.939.