Tuba Şahin
27 Tetor 2020•Përditësim: 27 Tetor 2020
Numri i regjistrimeve të automjeteve motorike në Turqi u dyfishua në shtator, me 101,6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Një total prej 105.732 automjetesh të dorës së parë dhe të dytë u regjistruan muajin e kaluar, sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).
Shifra ishte gjithashtu 1,8 për qind më e lartë se një muaj më parë, gushti. Numri i përgjithshëm i automjeteve të regjistruara në Turqi arriti në 23,85 milionë në fund të shtatorit, bëri të ditur TurkStat.
Automjetet përbënin pjesën kryesore 51,7 për qind të regjistrimeve muajin e kaluar, të ndjekura nga motorët me 22,6 për qind dhe kamionët e vegjël me 16,9 për qind.
Sa i përket markave, 20,3 për qind ishin automjete Fiat, 17,4 për qind Renault, dhe 8,6 për qind Toyota.
Nga janari në shtator të këtij viti, 736.543 automjete të reja rrugore janë regjistruar në Turqi, një rritje prej 55,9 për qind nga periudha përkatëse nëntëmujore në vitin 2019.