Tuba Şahin
23 Prill 2021•Përditësim: 25 Prill 2021
Autoriteti turk i mbikëqyrjes së krimeve financiare bllokoi të gjitha llogaritë bankare të platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave Vebitcoin në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Masa erdhi pasi Vebitcoin njoftoi se ndaloi të gjitha aktivitetet e saj duke përmendur problemet financiare.
Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) gjithashtu filloi një hetim ndaj Vebitcoin dhe menaxherëve të saj.
Dje filloi një hetim mbi një tjetër platformë të kriptovalutave, Thodex, ku 62 të dyshuar u arrestuan si pjesë e këtij hetimi.