Gökhan Ergöçün
15 Qershor 2020•Përditësim: 15 Qershor 2020
Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020 në Turqi janë shitur 434.757 prona banimi, njoftoi autoriteti statistikor i vendit të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Shitja e shtëpive është më e ulët për 2.2 për qind, apo 9.684 njësi më pak në periudhën pesë mujore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Institutit Turk i Statistikave (TukrStat).
Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, janë shitur 139.140 shtëpi të reja, ndërsa shitjet e tjera ishin banesa të dorës së dytë.
Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia dhe një nga qendrat më të mira turistike, regjistroi pjesën më të madhe të shitjeve të banesave me 11.2 për qind apo 48.752 shtëpi në këtë periudhë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se kryeqyteti Ankaraja dhe provinca e Egjeut Izmiri shënuan rritje me 25.613 (5.9 për qind) dhe 15.866 (3.6 për qind) të shitjeve totale të banesave, përkatësisht.
Shitjet e banesave të hipotekuara janë regjistruar në 164.870, një pjesë prej 37.9 për qind e të gjitha shitjeve gjatë së njëjtës periudhë.
Në maj, shitjet e banesave shënuan rënie 44.6 për qind për të arritur në rreth 50.936 njësi, 16,860 të reja dhe rreth 34.000 të dorës së dytë, mbi baza vjetore.
Shitjet e shtëpive për të huajt
Në periudhën janar-maj, rreth 12,734 shtëpi u blenë nga të huajt, që është një ulje nga 17,452 njësi të shitura në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Stambolli ishte qyteti më i mirë për të huajt me 6,172 shitje të pronave, që u pasua nga qyteti turistik mesdhetar Antalya (2,431 shitje) dhe kryeqyteti Ankaraja (784 shitje).
Qytetarët iranianë ishin blerësit kryesorë të pronave turke me 2,230. irakianët, afganët, kinezët dhe azerbajxhanasit radhiten ndër pesë blerësit e parë të huaj.
Në maj të vitit 2020, të huajt blenë rreth 860 njësi strehimi, që është një ulje nga 3,925 në bazë vjetore.