Ebru Şengül
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Ish-kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim për Turqinë (OECD) dhe ish-ambasadori, Mit'hat Rende, duke vënë në dukje se qendra e tregtimit të gazit në Mesdhe do të ngrihet patjetër në një vend bregdetar, u shpreh se mes Italisë dhe Greqisë edhe pse ka një treg të vogël gazi, por dhe Turqisë ka një garë në këtë drejtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Fakti që Turqia ka shfaqur në mënyrë të hapur synimin e saj për të qenë një qendër e tregtimit të gazit është shumë një zhvillim i rëndësishëm, ka thënë Rende, dhe më pas ka shtuar se tregjet ndërkombëtare të gazit janë në një ndryshim të plotë.
Ish-ambasadori i Turqisë në Katar thotë se pas BE-së edhe Turqia e cila është e dyta përsa i përket tregtisë së gazit është ndikuar nga këto ndryshime.

Ai shprehet se termi "qendër energjitike" është një term shumë i gjerë dhe herë pas here përdoret në mënyrë të gabuar. "Nuk mund të themi se Rusia e cila prodhon më shumë gaz dhe naftë në botë, Kina e cila ka një kapacitet depozitimi rreth 30 miliardë metër kub gaz, transferimi deri në vitin 2014 i rreth 150-180 miliardë metër kub gazi drejt BE-së, apo Ukraina e cila është një vend tranzit i gazit rus prej 120 miliardë metër kub që janë qendra energjitike ose qendra të gazit. Termi nuk përbëhet vetëm për gazin, por përfshin qymyrin, naftën, energjinë nukleare dhe energjinë e rinovueshme."
Duke vënë në dukje se ende rreth 70 për qind e shitjeve të gazit janë indeksuara me çmimet e naftës bruto, Rende në vijim shton: "Në të ardhmen parashikoj që kjo përqindje do të ulet. Mendoj që në një vend bregdetar të Mesdheut do të formohet patjetër një qendër e tregtimit të gazit. Italia dhe Greqia që edhe pse kanë një treg të vogël gazi, por edhe Turqia janë në një garë për këtë. Qendra e tregtimit të gazit e cila do të formohet në Detin Mesdhe do të ndikojë edhe në çmimet e kësaj lënde djegëse. Turqia e cila në vitin 2015 u radhit e 5-ta në botë për sa i përket importit të gazit ka shprehur hapur synimin e saj për të qenë një qendër e shitjes së gazit. Ky veprim është shumë i rëndësishëm. Por finalizimi i këtij procesi i cili pritet të zgjasë deri në 10 vite ka nevojë për përkrahje ligjore, teknike dhe ekonomike."
Duke theksuar se ende nuk ka një qendër aktive për transportimin dhe shitjen e gazit në Mesdhe, Detin e Zi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Rende në vijim ka thënë duke shikuar daljen në pah të aktorëve të ndryshëm për një synim të tillë, Turqia është e detyruar të jetë një qendër e tregtimit të gazit.