TIRANË (AA) – Është mbyllur me barazim ndeshja Shqipëri - Danimarkë, e vlefshme për Eliminatoret për Kualifikueset UEFA EURO 2006, raporton Anadolu Agency (AA).
Kështu me rezultatin 1:1, Shqipëria ka arritur të marrë një pikë në ndeshjen e dytë të grupit I, duke grumbulluar gjithsej katër pikë, të vlefshme për kampionatin europin 2016. Pjesa e parë e sfidës Shqipëri- Danimarkë përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të skuadrës kombëtare shqiptare, ku goli për përfaqësuesen shqiptare është shënuar nga Emir Lenjani në minutën e 38, me një goditje nga distanca për në portën e danezëve.
Edhe pse pjesa e dytë e ndeshjes ka nisur me avantazh për shqiptarët, danezët kanë arritur të barazojnë në minutën e 81 të ndeshjes me golin e shënuar nga Lasse Vibe. Ndesha Shqipëri – Danimarkë e vlefshme për Eliminatore për Kualifikueset UEFA EURO 2006, u zhvillua në stadiumin më të ri në Shqipëri, “Elbasan Arena”, i cili u inaugurua tre ditë me parë.
Kujtojmë se ndeshja e parë ndërmjet kombëtares shqiptare dhe asaj daneze është luajtur në vitin 1963, në Danimarkë dhe përfundoi me rezultatin 4:0 për danezët. Ndeshja e kthimit u zhvillua disa muaj më vonë dhe përfundoi me rezultatin 1:0, në favor të kombëtares sonë.