ANKARA (AA) - Anadolu Agency (AA) ka përfunduar përgatitjet për të transmetuar direkt nga qendrat e votimit rezultatet e legjislaturës së 26-të të zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare që do të mbahen më 1 nëntor në Turqi.
AA do të publikojë sekondë pas sekonde për abonentët të dhënat dhe do të transmetojë "live" rezultatet e votimit nga të gjitha mjediset zgjedhore.
AA e cila ka përfunduar punimet për të përballuar kërkesën e lartë që do të krijohet në lidhje me rezultatet, duke bërë përforcime në ofruesit e të dhënave dhe numrin e lajmeve do të publikojë në një mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë rezultatet e zgjedhjeve në Turqi dhe jashtë saj në të gjitha mjediset ku ato janë zhvilluar.
Rezultatet gjithashtu do të shërbehen edhe në mënyrë të krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të kaluara.
Krahas shpërndarjes së votave do të njoftohen në lajme flash edhe kandidatët fitues. CV e kandidatëve fitues të shoqëruara me fotografi, gjithashtu do të prezantohen në të njëjtën kohë për abonentët.
-Publikimi nga adresa "secim.aa.com.tr"-
AA e cila ka krijuar edhe rrjetin e gazetarëve në të gjithë vendin, për të publikuar në mënyrën sa më të shpejtë rezultatet e zgjedhjeve ka plotësuar të gjithë përgatitjet teknike, sofware dhe të personelit dhe gjithashtu ajo ka përgatitur një site të veçantë.
Në adresën e internetit "secim.aa.com.tr" ku do të tregohen në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme, gjithashtu rezultatet do të paraqiten të shoqëruara nën formën e hartave dhe të grafikëve.
Në sajë të “kodit iframe” i cili do të jepet nga AA për adresën “secim.aa.com.tr" do të mund të kryhet lidhja në internet me sitet.
Faqet e internetit të cilat dëshirojnë të përdorin faqen "secim.aa.com.tr" sëbashku me “kodin iframe” në rast të integrimit në faqet e tyre do të mund të publikojnë të gjitha të dhënat të krijuara me grafikë dhe harta të përgatitura për “1 Kasım 2015 Genel Seçimi".
Që në orën që do të hiqet ndalesa e publikimeve të të dhënave të njoftuar nga Bordi i Lartë Zgjedhor (YSK) në publikimin e veçantë "1 Kasım 2015 Genel Seçimi" i cili do të fillojë prezantimin e të dhënave do të vazhdojë pa ndërprerje publikimi deri në përfundim të rezultateve përfundimtare nga të gjitha mjediset zgjedhore.
Në faqen "secim.aa.com.tr" ku do të publikohen të gjitha rezultatet zgjedhore do të ketë publikim në gjuhën turke, angleze dhe në atë arabe. Gjithashtu edhe me lajmet e publikuara në 9 gjuhë të Anadolu Agency rezultatet në lidhje me zgjedhjet do të bëhet të ditura për të gjithë botën.
- Baza e të dhënave për kandidatët-
Për biografinë e kandidatëve për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhje është përgatitur "Baza e të dhënave për kandidatët". Në mbrëmjen e 1 nëntorit pasi të finalizohen deputetët fitues do të transmetohen emrat fitues nga baza e të dhënave për kandidatët. Kështu abonentët do të mund të arrijnë në të dhënat e të kaluarës së deputetëve.
- Përvoja e AA-së në ndjekjen e zgjedhjeve-
Anadolu Agency ndoqi me sukses duke transmetuar për publikun si ofruesi kryesor i përbamtjeve për mediat në zgjedhjet administrative lokale me 30 mars 2014 dhe ato ndërmjetëse me 1 qershor 2014, zgjedhjet presidenciale me 1 qershor 2014 si dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura me 7 qershor 2015.
Publikimi "Zgjedhjet Lokale 2014" të AA-së, u publikuan duke u përdorur në 85 përqind nga kompanitë e mediave, ku dhe partitë politike i kanë ndjekur nga afër rezultatet e zgjedhjeve përmes AA-së.
- Media zgjedhjet do ti ndjekë nga AA-
AA e cila ka transmetuar në mënyrë të shpejtë dhe të saktë rezultatet e zgjdhjeve të përgjithshme parlamentare të 7 qeshorit ka qenë gjithashtu edhe e preferuara e mediave natën e zgjedhjeve. Edhe 90 përiqnd e institucioneve mediatike të partive politike të cilat ndjekin nga afër zgjedhjet u abonuan tek AA për të ndjekur rezultatet e zgjedhjeve.
Rezultate e marra nga kutitë e votimit, ishin transmetuar në mënyrë direkte në site të veçantë të pregatitur për zgjedhjet të shoqëruara gjithashtu edhe me grafikë, ku edhe nëpërmjet faqes "aa.com.tr" rezultatet krahas gjuhëve anglisht, arabisht, rusisht ishin transmetuar edhe në dialektet Kirmançi dhe Soranice të gjuhës kurde, boshnjakisht, shqip dhe në frengjisht. Ditën e zgjedhjeve u shërbyen në të gjitha komunat, qytetet dhe rajonet 4 mijë e 500 lajme me 6 mijë fotografi me nëntitra në gjuhën turke, arabe dhe në atë angleze.
Ndërsa qytetarët që ndodheshin larg të gjitha këtyre kanaleve me anë të kompanive GSM në Turqi që AA ka një bashkëpunim kanë marrë rezultatet e zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit SMS.
Rezultatet e zgjedhjeve nga Anadolu Agency gjithashtu në një masë të madhe kanë qenë edhe preferenca e mediave lokale dhe kombëtare, ku 91 përiqnd e gazetave kombëtare morën të dhëna nga AA dhe 82 përqind e këtyre gazetave e kanë treguar si burim të vetëm. Ndërsa 87 përiqnd e televizioneve kombëtare kanë bërë publikimet duke marrë të dhënat nga AA-ja. Anadolu Agency rezultatet e publikuara në çast, për faqet e internetit të gazetave lokale i ka shërbyer falas.
Rezultatet përfundimtare të njoftuara nga Bordi i Lartë Zgjedhor provuan saktësinë e rezultateve të transmetuara nga AA-ja për publikun.
Anadolu Agency, preferenca e mediave turke në zgjedhjet që do të mbahen me 1 nëntor ka arritur të ketë afërsisht 90 përqind të institucioneve mediatike si abonentë të saj në publikimin special të zgjedhjeve.
news_share_descriptionsubscription_contact
