Şenhan Bolelli
27 Shtator 2015•Përditësim: 27 Shtator 2015
BARCELONË (AA) - Qendrat e votimit në të gjithë krahinën spanjolle të Katalonjës, u hapën në orën 09:00 të mëngjesit, në të cilat më shumë se pesë milion katalanas në zgjedhjet rajonale do të votojnë përbërjen e re të Parlamentit rajonal, raporton Anadolu Agency (AA).
Katalonja me 7.5 milionë banorë, ka 5.5 milion zgjedhës të regjistruar. Në zgjedhjet rajonale votuesit do të zgjedhin 135 deputetë të parlamentit rajonal.
Në krahinën spanjolle të Katalonjës, varësisht nga rezultatet përfundimtare, këto zgjedhje mund të jenë historike dhe vendimtare që do të çojnë në shkëputje nga Spanja dhe krijimin e një shteti të ri në territorin evropian.
Në votimet "vendimtare" për Katalonjën marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Ndërsa për 196,000 katalanasit që jetojnë jashtë vendit, do t'ju mundësohet që të drejtën e ushtrimit të votës së tyre ta përdorin në konsullatat spanjolle.
Edhe pse këto janë zgjedhje krahinore në të cilat katalonjasit zgjedhin qeverinë e re provinciale, këto mund të rritet në diçka më shumë se kaq, nëse partitë separatiste marrin shumicën absolute në parlamentin krahinorë dhe realizojnë premtimet e tyre të mëparshme të shpalljes së pavarësisë nga Spanja brenda 18 muajve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Vendvotimet do të mbyllet në ora 20:00.