Ali Cura
12 prill 2016•Përditësim: 12 prill 2016
KIEV (AA) - Në ndërtesën e Parlamentit të Ukrainës ku po vazhdojnë punimet për formimin e qeverisë u dha një alarm për vendosjen e një bombe, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së policisë ukrainase pas një alarmi në orën 10:55 sipas kohës lokale theksohet se forcat e sigurisë dhe ekipet për neutralizimin e bombave kanë kryer kontrollet dhe kanë marrë masat në ndërtesë.
Në Parlament janë duke vazhduar punimet për formimin e qeverisë së re pas dorëheqjes së kryeministrit Arseniy Yatsenyuk.