Mesut Zeyrek
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
KËLN (AA) - Stacioni qendror i trenit në qytetin Këln të Gjermanisë evakuohet për shkak të një alarmi për bombë, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të një telefonate për bombë stacioni i trenit ku çdo ditë udhëtojnë një numër i madh pasagjerësh është evakuuar plotësisht nga policia dhe janë ndaluar udhëtimet e trenave.
Pas telefonatës për bombë të kryer në orët e mbrëmjes janë evakuuar edhe punonjësit në stacion dhe udhëtarët që ndodheshin në pritje nëpër trena. Sipas lajmeve në median lokale, theksohet se ekipet speciale të policisë kanë kryer kontrolle në stacionin e trenit ku kërkimet nuk kanë dhënë rezultat, duke u bërë e ditur se në stacion nuk është gjetur bombë.
Alarmi për bombë krahas udhëtimeve ndërqytatase me tren ka shkaktuar edhe ndërprerjen e udhëtimeve me tramvaj banda qytetit Këln.
Në vend mbizotëron një frikë për shkak se edhe ditën e djeshme në Berlin ndodhi një sulm terrorist në tregun e krishtlindjeve.