Melda Altakhan
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur sot një fjalim gjatë aktivitetit të "Javës Inovative" të organizuar për herë të pestë në Stamboll nën kujdesin e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan ka uruar kompanitë dhe personat që kanë marrë çmimet në këtë aktivitet. Ndërkohë duke kritikuar ata të cilët kërkojnë që Turqia të marrë borxh nga Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN), Presidenti Erdoğan ka theksuar: "Në kohën kur erdhëm në pushtet borxhi jonë ndaj FMN-së ishte 22.5 miliardë dollarë, ndërsa rezerva e Bankës sonë Qendrore ishte 27.5 miliardë dollarë. Paguam të gjithë borxhin që i kishim FMN-së, ndërkohë edhe Banka Qendrore aktualisht qëndron në këmbë më forcat e veta dhe më e fortë. Kanë kaluar 3.5 vite dhe disa ende thonë, bëni marrëveshje me FMN-në dhe merrni borxh. Kjo do të thotë; hyni nën kontrollin e dikujt tjetër ekonomikisht dhe politikisht dhe këtë thirrje e bëjnë me të madhe. Ata nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se tradhtojnë atdheun e tyre. Përse të marrim borxh nga FMN-ja? Nuk kemi një problem të tillë dhe nuk ja kemi nevojën. Tashmë Turqia është një shtet që mund të qëndrojë me këmbët e saj."
"Fushata për lirën turke nuk është kundër ndonjë shteti tjetër"
Duke vënë në dukje se kur flitet për financat e para që të vjen në mëndje janë dallgëzimet e monedhave të huaja në vend kohët e fundit, Presidenti Erdoğan më pas ka thënë: "Disa nuk duan të shohin se kush qëndron pas atyre që luajnë lojëra për rritjen e kursit të monedhave të huaja. Vendimi që në vend të monedhës së huaj të përdorim lirën turke nuk është kurrë kundër ekonomisë së një vendi tjetër. Ne bashkë me qytetarët tanë dëshirojmë që të gjithë njerëzit në çdo cep të botës të jetojnë në paqe dhe harmoni."
Presidenti Erdoğan duke theksuar se është kundër kursit të monedhave të huaja dhe rritjes së interesit bankar të cilin e cilëson si armikun e tregut real në botë, në vijim shtoi: "Ne duam investim. Ne duam rritje të punësimit. Ne duam prodhim. Ne duam që investitori dhe biznesmeni në vendin tonë të jetë fleksibël në tregun global. Për këtë arsye vendosëm të përdorim monedhën tonë edhe në tregtinë e jashtme. Për këtë arsye kemi biseduar me Rusinë dhe Iranin që të blejmë me paratë e tyre dhe t'ju shesim atyre me paratë tona. Të njëjtën gjë po e bëjmë edhe me Kinën. Kemi rënë dakord dhe i kemi dhënë direktivë Bankës Qendrore të merret me këtë gjë. Inovacioni ashtu sikurse është kundër fitimit vetëm për një masë të ngushtë sociologjike, është kundër fitimit të parasë nga paraja pa prodhuar asnjë gjë dhe duhet të jetë kundër."