Ercan Özçetin
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
ÇANAKKALA (AA) - Punëtorët të cilët janë të angazhuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e largpërçuesve të tensionit të lartë ndoshta kryejnë një nga punët më të vështira në botë, kështu që ata duhet të lëvizin në linjat e energjisë në një lartësi që arrin deri në 100 metra, raporton Anadolu Agency (AA).
Punëtorët që punojnë në largpërçues në Lapseki që i përket qytetin turk Çanakkala kujton akrobatët të cilët shkëlqyeshëm përballen me lartësi të larta gjatë kryerjes së kësaj pune të mundimshme.
Këta punëtorë të cilët, siç thonë, në punë nisen herët në mëngjes, shpesh ngjiten në lartësi të larta në linjat e largpërçuesit të tensionit të lartë dhe atje kalojnë deri në gjashtë orë.
Puna e parë që bëjnë është të identifikojnë defektet e mundshme, dhe pastaj marrin pajisjet dhe mjetet, dhe ngjiten në një vend në një lartësi prej qindra metrash ku punojnë në evitimin e problemit dhe vendosin paisjet.
Baris Terzi, një punonjës i cili punon në largpërçuesin në Lapseki, në intervistën për AA ka thënë se puna e tij kryesore është që t'iu asistojë kolegëve duke iu afruar materiale, të cilët janë gjithashtu në linjat e energjisë, duke shtuar se puna në linjat e largpërçuesit të tensionit të lartë është shumë më e vështirë se sa duket.
"Mund lirisht të them se kjo është një punë ku rreziku për jetën është shumë i lartë. Tani jam në tokë. U dërgoj pajisjet kolegëve që janë në linjat. Kjo çfarë shikoni është një aparat në formë trekëndëshi që parandalon prekjen e linjave. Qëllimi është të parandalohet prekja e linjave gjatë erërave të forta. Në vendin tim të lindjes, shumë janë ata që bëjnë këtë punë. Edhe pse është një punë e vështirë dhe e rrezikshme, ne kështu sigurojmë bukën për fëmijët dhe familjet tona", tha Terzi.
Tridhjetë-vjeçari Sulejman Uzum, është një tjetër punëtor në largpërçuesit e tensionit të lartë, i cili thekson se këtë punë e bën që nga viti 2006, duke shtuar se ndoshta e ka zgjedhur punën më të vështirë.
"Jam i vetëdijshëm për të gjitha rreziqet dhe vështirësitë me të cilat ne përballemi. Por, kjo është buka jonë. Disa punojnë në miniera në thellësi të tokës, disa në sipërfaqen e detit, ndërsa disa sikur ne në këso lartësi. Detyra jonë është me të vërtetë e vështirë. Madje, ka raste kur disa njerëz të cilët na shohin në linja luten që të mos na ndodhë ndonjë e keqe", ka thënë Uzum.
Ahmet Çelik (34), i cili gjithashtu punon në linjat e largpërçuesit, ka thënë se çdo ditë punon në linjat, duke shtuar se është adaptuar në këtë punë.
"Sigurisht që kjo punë nuk është aspak e lehtë. Por, jemi adaptuar. Kur zbresim në tokë ndonjëherë mendojmë se ende jemi lart në tela. Këtu punojmë në vendosjen e aparateve ashtu që kabllot të mos preken nën ndikimin e erërave të forta apo ndonjë arsye tjetër. Këto pajisje i vendosim në çdo 40 metra. Mesatarisht në ditë vendosim 150-200 pajisje. Gjëja më e vështirë është kur lëvizim në kabllot. E dimë që nuk është e lehtë, por kjo është puna që duhet bërë", tha punonjësi, duke shtuar se gjëja më e rëndësishme është që punën ta kryejnë me nder dhe me përgjegjësi, pa marrë parasysh se sa e vështirë dhe e mundimshme është puna.