Elena Teslova,Umar Farooq
06 Nëntor 2018•Përditësim: 06 Nëntor 2018
MOSKË (AA) - Një avion luftarak rus i tipit Su-27 ka interceptuar një avion të zbulimit të marinës amerikane mbi Detin e Zi, por incidenti ka kaluar pa armiqësi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ka ndodhur të hënën në mëngjes kur ushtria ruse ka zbuluar një avion të panjohur rreth orës 10:00 në Moskë (0700GMT), njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë përmes një deklarate.
Avioni rus i është afruar dhe ka identifikuar avionin si një avion amerikan spiunazhi të tipit EP-3E Aries të marinës amerikane, thuhet në deklaratë.
Su-27 më pas "e ka shoqëruar atë, duke parandaluar shkelje të kufirit të hapësirës ajrore të Federatës Ruse, në përputhje me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë", tha ministria.
Pas zgjidhjes së incidentit "në mënyrë të sigurt", Su-27 është kthyer në bazën e tij.
Kohëzgjatja e interceptimit ishte rreth 25 minuta, gjatë së cilës Su-27 bëri dy kalime pranë avionit EP-3E.
Në një deklaratë, marina amerikane tha se avioni i tyre është dashur të aktivizojë sistemin "afterburner" pas kalimit të parë dhe është përball me turbulenca dhe vibrime.
"Teksa ushtria zotëron të drejtën brenda hapësirës ajrore ndërkombëtare, ky bashkëveprim ishte i papërgjegjshëm", tha marina amerikane.
"Ne presim që ata të sillen brenda standardeve ndërkombëtare të cilat janë vendosur për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar incidentet", ka shtuar ajo.