Betül Yürük
30 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
GJENEVË (AA) - Komiteti i Lartë i përfaqësuesve të opozitarëve sirianë (HNC) të cilët morën vendim për të marrë pjesë në bisedimet për Sirinë, sot udhëton drejt Gjenevës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime të opozitarëve një grup i përbërë prej 42 personash është nisur sot drejt Gjenevës nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riad.
Është parashikuar që një grup prej 17 personash, përfaqësues të opozitarëve do të marrë pjesë në takime. Ndërkohë gjatë ditës së sotme grupi i përfaqësuesve nuk ka në axhendë ndonjë takim të mundshëm.
Përfaqësuesi spécial për Sirinë i OKB-së, Staffan de Mistura kishte deklaruar se ditën e djelë mund të nisin bisedimet me përfaqësuesit e opozitës siriane (HNC).
- Çfar pritet nga takimet?
Në bisedimet që pritet të zgjasin rreth 6 muaj pritshmëria e parë është arritja e një marrëveshjeje armëpushimi, lufta kundër DAESH si dhe dërgimi i ndihmave humanitare në rajonet e konfliktit.
Axhenda e takimeve është përcaktuar nga vendimi i takimit të 14 dhjetorit të vitit të kaluar, vendim ky që u miratua na Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkaura më 18 dhjetor në po të njëjtin vit. Në bisedime pritet të diskutohet hedhja në jetë e projekt-rezulutës 2254 e cila parshikon rrugën e zgjidhjes së konfliktit.
Sipas kësaj rezulute bisedimet duhet të mbyllen deri në qershorë të këtij viti si dhe të kenë dalë në një përfundim për ngritjen e qeverisë së tranzicionit. Në këtë kohë parashikohet edhe arritja e një armëpushimi në terren. Pas këtij procesi në një periudhë 12 mujore parashikohet hartimi i një kushtetute si dhe mbajtja e zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme.
- Mbi 250 mijë njerëz humbën jetën
Lufta civile e cila filloi me kundërshtimin e dhunshëm të regjimit ndaj lëvizjes popullore në mars të vitit 2011 në Siri, deri më tani ka marrë jetën e më shumë se 250 mijë jetë njerzish në këtë vend. Ndëkrohë gjatë kësaj kohe mbi 4.5 milionë persona janë detyruar të shpërngulen nga vendi i tyre.
Hapi i parë për përfundimin e luftës civile në Siri u hodh më 30 qershor të 2012-ës në Gjenevë, por përfundimi i dalë nga këto bisedime nuk arriti të hidhej në veprim. Vendimi i marrë në këto bisedime parashikonte formimin e një qeverie tranzicioni, lirimin e të burgosurve politik si dhe mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në vendet e konfliktit.
Pas provës së parë takimi i dytë për bisedime mbi Sirinë u realizua më 22 janar të 2014-ës. Ndërkohë edhe nga kjo konferencë nuk doli një përfundim konkret.