Ali Kemal Akan
30 Mars 2018•Përditësim: 31 Mars 2018
ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın tha se dënojnë fuqishëm sulmin izraelit ndaj palestinezëve civilë në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim Kalın dënoi sulmin e ushtarëve të Izraelit ndaj popullatës civile në Marshimin e Madh për Kthim të mbajtur sot në Palestinë.
“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme sulmin e Izraelit ndaj palestinezëve civilë dhe të pambrojtur të cilët morën pjesë në protestat paqësore të ditës së sotme në Gaza”, thotë Kalın duke shtuar se nuk është e mundur që të pranohen humbjet e jetëve dhe plagosjet e përjetuara në rajon, nëpërkëmbja e nderit njerëzor dhe shkelja e të drejtës ndërkombëtare.
Ai tha se dhuna sistematike e cila shkon duke u rritur ndaj popullit palestinez duhet të përfundojë menjëherë.
"Uroj mëshirën e Zotit për vëllezërit tanë palestinezë që humbën jetën dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Shprehim edhe një herë se jemi në solidaritet me popullin mik dhe vëlla të Palestinës dhe e thërrasim në detyrë komunitetin ndërkombëtar duke filluar nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.