Enes Kaplan
18 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë informacione nga autoritetet në lidhje me sulmin terrorist të kryer në Drejtorinë e Policisë së qytetit Elazığ, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Presidenti Erdoğan, pas marrjes së njoftimit për sulmin ka kryer nga një bisedë telefonike me prefektin e qytetit Elazığ, Murat Zorluoğlu, kryeministrin Binali Yıldırım dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Hulusi Akar.
Mësohet se Presidenti Erdoğan është shprehur që "mëshira e Allahut qoftë mbi 3 dëshmorët e rënë në sulmin terrorist" si dhe ka uruar shërim të shpejtë për personat e plagosur.